13-vjecari Adriatik Ajvazi, që u vetëvnra të martën në mbrëmje, është va,rrosur në Sojevë të Ferizajt

Të mërzitur e me kurorë të në duar ia kanë mësyrë va,rrezave të fshatit Sojevë të Ferizajt.

Nxënësit e shkollës “Ramadan Rexhepi” u nisën për t’ia dhënë lamtumiren e fundit bashkëmoshatarit të tyre, 13-vjeçarit Adriaktik Ajvazi, i cili u gjet i va,rur e pa shenja jetë në stallën e shtëpisë të martën pasdite.

Kujdestarja e të ndjerit, Mirjeta Kashtanjeva, thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim te nxënësi i saj.

Fjalë të mira për 13-vjeçarin që u vet,ëvra, kanë edhe bashkëmoshatarët e tij.

Bile njëri nga ta tregon se ishte takuar me të ndjerin, pak orë para se ai të vetëv,ritej.

Ndërkohë nga dhimbja e madhe askush nga familjarët nuk ka pasur forcë të flasë.

Por, mbrapa saj kanë thënë se i ndjeri ishte fëmijë i hareshëm dhe gjatë gjithë ditës kishte qenë duke u shëtitur me biçikletë.

 

Me rastin tani po merret Prokuroria e Ferizajt.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, përmes telefonit për T7 ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Adratik Ajvazi është varrosur në varrezat e fshatit mesditën e së mërkurës dhe ka lënë mbrapa edhe dy vëllezër tjerë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.