Këtë të premte në ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv për rrëfimin se si u vra në fshatin Surqinë të Ferizajt Shkodran Bytyqi, 32 vjeçar natën e 8 dhjetorit të këtij viti.
Ndiqni pamjet nga vendi ku ndodhi krimi. Po ashtu detajet se si u hulumtua ky rast nga fillimi e deri në zbulimin e tij nga Prokuroria e Ferizajt.
Kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari natën kur ishte gjetur trupi i pajetë i 32 vjeçarit ishte në vendin e ngjarjes.
“Kemi dalë ne vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e rastit Burim Çerkini dhe jemi duke punuar për t`i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha Jashari.
Prokurori i rastit Burim Çerkini për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ ka treguar se si i ra në gjurmë një prej krimeve më mizore që kanë ndodhur në Kosovë.
“Nga dita që kemi marr informacionin se një person është i zhdukur kemi punuar dhe kemi arritur ta zbulojmë, jemi duke punuar për t`i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thotë Çerkini.
Gjithashtu ndiqni se për çfarë borxhi bëhet fjalë që i dyshuari ia kishte viktimës.
Çfarë mesazhe telefonike dyshohet se kishte dërguar i dyshuari nga telefoni i viktimës së tij tek familja e viktimës, pasi që e kishte goditur për vdekje.
Dhe çfarë kishte bërë i dyshuari nga koha kur dyshohet se e kishte kryer krimin e deri sa ishte arrestuar nga policia ditë më vonë.
Në pjesën e dytë të këtij emisionit ndiqni reportazhin për rezultatet e hetimeve për raportimet e emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ gjatë viti 2019-të.
Në fund të këtij emisionit mund ta ndiqni rubrikën “Policia” me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës.