105914D9 84C9 49BA 83AF 16A72655CD4B 560x343 - Rreth 400 persona nga Ferizaj pritet të testohen për Covid-19

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Imeri, ka bërë me dije se rreth 400 persona nga kjo komunë, janë në pritje të kryerjes së testit Covid-19, pasi janë persona kontakti me të prekurit me këtë virus.

Në një prononcim për RTK-në, Imeri, ka thënë se këta persona pritet të testohen nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ferizaj është komuna më e prekur me Covid-19, me mbi 80 raste.

Kurse, në nivel Kosove, deri me tash me Covid-19 janë prekur 598 persona, 123 janë shëruar dhe 15 kanë ndërruar jetë.


www.foxshop-ks.com