Një rrethrrotullim në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj në dalje të Ferizajt është shndërruar në vend të aksidenteve. Rrethrrotullimi i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë - Ferizaj është bërë i njohur për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në të. Sipas zëdhënësit të Policisë së Ferizajt vetëm në 6 vjetët e fundit në këtë rrethrrotullim kanë ndodhur 44 aksidente e më shumë. “Që nga viti 2013 deri më tani në këtë rrethrrotullim i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 2013 kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente e më shumë ku dy prej tyre kanë qenë me fatalitet, në të cilët dy persona kanë humbur jetën, 15 persona kanë qenë ë lënduar dhe 27 raste të aksidenteve janë vetëm me dëme materiale”/Ferizaj24 Edhe përkundër faktit se ky rrethrrotullim është i pajisur me shenja të komunikacionit, problemi qëndron te pakujdesia e shoferëve. “Në shumicën e rasteve sipas vlerësimit të ekspertizës në vendin e ngjarjes del të jetë kujdesi i vozitësve, shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i shenjave”/Ferizaj24