Çmimi i bukës dhe i drithërave është shtrenjëtuar në Kosovë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë kësaj jave, çmimi i bukës dhe drithërave është rritur në muajin shtator.
Përveç çmimit të bukës dhe drithërave, rritje në çmim është shënuar edhe në produkte të tjera ushqimore, si: peshku, qumështi, pijet joalkoolike etj.
Ndërkaq, sipas këtij raporti të ASK-së, gjatë muajit shtator të këtij viti ka shënuar rënie çmimi i veturave në vend.