Rruga Atlantike apo Atlanterhavsveien është një nga rrugët me pamjet më të bukura në botë, edhe pse është vetëm 8,3 kilometra e gjatë.
Kjo magjistrale është ndërtuar në Norvegji në vitin 1989, kurse sot përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë dhe është pjesë e turneve turistike, transmeton Telegrafi.
E ndërtuar me qëllimin e vetëm të lidh fshatrat e vogla dhe disa ishuj, në këtë rrugë të shkurtër janë ndërtuar edhe 8 ura.
Shoferët mund të kënaqen gjatë vozitjes duke shijuar peizazhet e papara, por edhe mund të ndihen të pasigurt për shkak të “zemërimit” të detit në Norvegji.
Ndërtimi i saj ka zgjatur 6 vite dhe ka kushtuar 25 milionë dollarë, kurse gjatë asaj kohe vendi ishte goditur nga 12 uraganë që nuk i ndalën inxhinierët ta përfundojnë projektin.
Sot këtë rrugë e “godasin” erërat dhe valët e forta që është atraksion turistik, por këto fenomene natyrore vetëm sa po ia rrisin bukurinë peizazheve.
Kur është moti i ligë, dukshmëria mund të zhduket për pak sekonda, dhe më pas përplasen me rrugën valët e mëdha i kalojnë barrierat pa ndonjë problem. /Telegrafi/
[embedded content]