Ministria e Kulturës në Rusi anuloi sot prezantimin e filmit “Hunter Killer” të Hollywoodit – film në të cilin tregohet se si ushtarët amerikanë shpëtuan presidentin e Rusisë dhe ndaluan Luftën e Tretë Botërore.
Ministria përmend arsyet administrative se kompania shpërndarëse nuk ka dërguar në kohë një kopje të filmit dhe filmi nuk mund të shfaqet publikisht në Rusi.
“Hunter Killer” është një film rreth një kapiteni të papërvojë të nëndetëses amerikane, e cila në bashkëpunim me njësitë speciale në ujërat e Artiktës, arrin që të shpëtojnë presidentin rus.
[embedded content]
Në film, presidenti i Rusisë është një peng i terroristëve rusë që përgatisin grusht-shtetin dhe kërcënojnë provokimin e Luftës së Tretë Botërore.
Filmi i regjisorit Donovan Marsh, i cili është një adaptimi i librit “Firing Point”, me yjet si Gary Oldman, do të shfaqej në 850 kinema në Rusi.
Filmi u ndalua më parë në Ukrainë për shkak të tensioneve ruso-ukrainase.
“Hunter Killer” do të jepet premierë në Francë në muajin dhjetor. /Telegrafi/