Sa ndikon rushi i thatë në luftën kundër kolesterolit?
Redaksia
Ferizaj24
17 Korrik 2018
1 min lexim
163 vizita
Mjekët shpesh rekomandojnë të hani rrush të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të mbajtur shëndetin e zemrës, eliminimin e kolesterolit, për të parandaluar kapsllëkun, si dhe për të ulur nivelin e triglicerideve.
Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.
Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët.
Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë (deri mëngjesin tjetër).
Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh.
Ndiqni këtë regjim për katër ditë, të paktën.
Detajet
Publikuar
17 Korrik 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
163
Fjalë
180