Salma Hayek është e njohur për flokët e gjata të zeza të zeza.
Aktorja 52-vjeçare ka befasuar të gjithë me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Bukuroshja ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet të ketë ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë.
Në fakt, ajo ka treguar se këtë ndryshim e ka bërë vetëm për xhirimet e një filmi më të ri hollivudian.
“Duke eksperimentuar me pamjen e re për një film të ri i. Ne vendosëm të shkonim në një drejtim tjetër, por mendova se këtë moment duhet ta ndaja me ju”, ka shkruar ndër të tjera Hayek.
Admiruesit ishin të kënaqur me pamjen e re të Salma dhe e këshilluan që tani e tutje të mbaj këtë ngjyrë të flokëve.
Ndryshe, Hayek me këtë pamje do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm kur në ekranet e mëdha të kinemave do të shfaqet filmi ” The Hummingbird Project”. /Telegrafi/