samantha fox shkaku i reality show kemi shume vajza te reja qe ngjashojne ne njera tjetren 560x395 - Samantha Fox: Shkaku i reality show kemi shumë vajza të reja që ngjashojnë në njëra-tjetrën

Aktorja e famshme, këngëtarja dhe modelja Samantha Fox akuzoi reality programet e sotme për shkak të rritjes së numrit të femrave të reja që për tu dukur më bukur kryejnë operacione plastike.

Samantha arrin në përfundimin se pikërisht kjo është arsyeja pse shumë femra të ditëve të sotme duken si njëjtë.

Ish-modelja dhe këngëtarja është bërë e njohur që në moshën 16 vjeçare, dhe gjatë gjithë karrierës refuzoi propozimet të bëjë disa ndryshime në trup.

samantha fox shkaku i reality show kemi shume vajza te reja qe ngjashojne ne njera tjetren - Samantha Fox: Shkaku i reality show kemi shumë vajza të reja që ngjashojnë në njëra-tjetrën

Samantha Fox (Getty Images)

Samantha tha për “Fabulous Online” se ende është duke u përpjekur të duket sa më e natyrshme që është e mundur.

“Unë kurrë nuk e kanë konsideruar mundësinë e zbukurimit artificial. Disa gra kanë rritur gjinjtë për tu dukur më bukur dhe kjo është në rregull. Në qoftë se kjo është diçka që do të kënaqë partnerin e tyre kjo është një tjetër histori. Atë që e bëni për tu ndier më mirë, unë ju përkrahi. Unë nuk kisha nevojë kurrë për këto lloj gjërash”, tha ajo.

Lexo po ashtu:

“Megjithatë, sot, kur shoh vajzat e reja që rrisin buzët dhe gjinjtë në fillim të njëzetave – unë i fajësoj reality programet. Në fund të gjitha përfundojnë duke i ngjarë njëra-tjetrës”, përfundoi ajo.

Ndryshe, Samantha kujtojmë se kohë më parë kishte zbuluar se ka bërë një ndërhyrje në mjekër. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com