Pritet gjerësisht që në konferencën për Zhvilluesit e Samsung, kompania do të shpalos pamjet nga telefoni i tyre i palosshëm.
Asgjë zyrtare nuk është shpallur akoma, por kompania vazhdon t’i ngacmojë përdoruesit, pasi ata së fundi kanë bërë disa ndryshime në foton Samsung Mobile në Facebook.
Siç mund ta shihni në imazh, fotografia është ndryshuar, ku logoja Samsung është palosur. Me sa duket, e gjithë kjo po na dërgon deri te zbulimi zyrtar i Samsung. Konferenca do të zhvillohet më vonë këtë javë kështu që ne duhet të kemi të gjitha detajet zyrtare shumë shpejt, por duhet të theksohet se zbulimi nuk do të thotë domosdoshmërisht një lansim.
Sipas raporteve, Samsung do të zbulojë telefonin, por mund të jetë vetëm një prototip për të treguar se sa larg kompania ka arritur dhe për t’u dhënë konsumatorëve një ide se çfarë mund të presin nga pajisja përfundimtare.
Një raport nga Bloomberg javën e kaluar madje sugjeroi që telefoni i mençur i palosshëm i Samsung mund të vihej në dispozicion vetëm në Q2 2019, që do të thotë se tifozët do të presin pak për të blerë atë.
Në ndërkohë duket sikur Samsung nuk do të jetë më kompania e parë për të lansuar një telefon të palosshëm. Ky titull ka shkuar tek krijuesi kinez i telefonëve, Royole, i cili së fundmi ka zbuluar FlexPai-in e tyre të palosshëm. /Telegrafi/