96233058 3016072508438564 5855350286394064896 o 850x6381 1 560x416 - “Save the Children” dhuroi 42 pako me materiale mësimore për shkollat e Ferizajt


Qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë është sfidues, por këtë më të lehtë do ta kenë nxënësit e shkollave “Naim Frashëri” në Zaskok, “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, “Jeta e Re” në Greme dhe Qendra e Kujdesit me Bazë në Komunitet që përfituan gjithsej 42 pako me materiale didaktike, libra, lodra, broshura informative dhe pajisje higjienike nga organizata “Save the Children” në kuadër të dy projekteve që zhvillon kjo organizatë, atë të zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme 0-6 vjeç përfitues të së cilës janë fëmijët e këtyre moshave, si dhe projektit “Aksioni për gjithëpërfshirje” nga e cila përfitojnë nxënësit me nevoja të veçanta.

Falënderues për këtë donacion i cili i mundëson fëmijëve të zhvillojnë aktivitet edukativ në kushte shtëpie, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani. Ai tha se ky kontigjent materialesh ka peshë për nxënësit e shkollave të Ferizajt dhe se në këtë mënyrë po provohet bashkëpunimi i shkëlqyer e i vazhdueshëm mes Drejtorisë së Arsimit dhe organizatës “Save the Children”.

E zyrtarja për gjithëpërfshirje pranë DA-së, Doruntina Asllani e cila pranoi këtë donacion që u shpërnda në shkollat e lartcekura tha se nisma të tilla kanë rol tejet pozitiv në komunitetin e nxënësve, veçanërisht kur përfshirja brenda kategorive moshore është e tillë.

96245519 3016073255105156 5907024081609293824 o1 - “Save the Children” dhuroi 42 pako me materiale mësimore për shkollat e Ferizajt95997758 3016072665105215 3811148837947441152 o1 - “Save the Children” dhuroi 42 pako me materiale mësimore për shkollat e Ferizajt95984730 3016073325105149 2941398066218926080 o1 - “Save the Children” dhuroi 42 pako me materiale mësimore për shkollat e Ferizajt

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.