Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se beson që data e re e vazhdimit të dialogut Prishtinë – Beograd do të bëhet e ditur sot ose nesër.
“Në këtë moment, është me rëndësi që të vazhdojë dialogu. Kam besim që deri nesër do të marrim datën për takime në Bruksel”, ka thënë Selakoviq.
Kur është pyetur nëse në dialogun Kosovë-Serbi do të marrë pjesë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ai është përgjigjur: “Do të informoheni me kohë”.
Në tekstin e N1, shkruan se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tërhequr nga Kuvendi, platformën për dialog, të cilën thuhet se Beogradi e sheh si refuzim për pjesëmarrje në dialog.