Justin Timberlake ka qenë një ndër këngëtarët më të angazhuar në arenën ndërkombëtare.
Artisti amerikan duket se koncertet e shumta kanë sjell edhe një lodhje, dhe kjo ka bërë që pushoj me rekomandim të mjekëve.
Këngëtari ka pohuar përmes llogarisë personale në Instagram se është i detyruar të mos paraqitet në Madison Square Garden të New Yorkut.
“Më vjen të keq por sonte nuk mund të paraqitem para publikut në MSG me rekomandim të mjekëve. Akordet e mia të zërit janë sëmurë, megjithatë koncertin e sotëm do ta zhvillojë në ditëlindjen time më 31 janar”, ka shkruar ndër të tjerash 37-vjeçari.
Timberlake ditë më parë ka bërë bujë të madhe me një intervistë për mediat e huaja që ka të bëjë me bashkëshorten e tij, Jessica Biel.
Ai ka thënë se shpeshherë e bind gruan të provojë një palë këpucë që atij i pëlqejnë.
Ndryshe, Justin është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/