Loading...

Grupi i njohur i këngëtareve e valltareve nga Ferizaj, tashmë është shndërruar në një ansambël vallesh e këngësh.

VIDEO

Mbrëmjen e së shtunës (2 mars) në Ferizaj, vajzat e këtij qyteti nën udhëheqjen e drejtoreshës Laura Sopa, kanë shënuar edhe themelimin e tyre si grup i konsoliduar.

Vajzat kanë dhënë shfaqje mbrëmë e po ashtu edhe kanë kënduar pranë të pranishmëve, që ishim mbledhur në Ferizaj.

Themeluesja e këtij grupi Laura Sopa, ka thënë se rrugëtimin e kishte nisur me “Grupin Kastriotët”, që kanë funksionuar si grup këngësh e vallesh në qytetin e Ferizajt.

Sopa ka thënë gjatë këtij organizimi promovues, se synon që me vajzat ta mbaj gjallë traditën dhe ta përcjellë edhe te gjeneratat e reja eposin voluminoz të këngëve e valleve shqipe.

Ndërsa tash e tutje grup i ri do të quhet “Shamikuqet”, e përndryshe vajzat jemi mësuar t’i shohim shpesh edhe në televizione, videoklipe të muzikës popullore e projekte të ndryshme edhe filmike.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.