Një dietë e pasur me sheqer mund të ushqejë forma të ndryshme të kancerit. Kërkimet e reja kanë arritur të konfirmojnë faktin se sheqeri ushqen tumoret duke u dhënë qelizave energjinë e nevojshme për tu shumëfishuar.
Shkencëtarët kanë treguar një lloj kanceri, që gjendet në mushkëri, kokë, qafë, ezofag dhe qafën e mitrës, varet nga sheqeri më shumë sesa të tjerët. Ekspertët e Universitetit të Teksasit gjetën se rritja e “karcinomës” së qelizave varej nga sheqeri.
Ata zbuluan se kjo formë e sëmundjes përdor nivele më të larta të një proteine që mbart glukozën tek qelizat për t’u mundësuar atyre shumimin. Sipas autorëve të studimit “dyshohet se shumë qeliza të kancerit janë shumë të varura nga sheqeri.
Por rezulton se një lloj i veçantë, karcinoma qelizore e squamous, është shumë më e varur. Ky lloj i kancerit qartazi konsumon shumë sheqer. Studiuesit paralajmëruan se gjetjet ishin shqetësuese sepse ‘si kulturë, ne jemi shumë të varur nga sheqeri’.
Rreziqe të tjera
Diabeti
Konsumi i lartë i sheqerit mund të çojë në një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit tip 2. Një studim nga Shoqata Mjekësore Amerikane, tregoi se konsumimi më i madh i pijeve me sheqer, rrit rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë e moshës 24-44 vjeç. Marrja konstante e sasive të mëdha të sheqerit në gjak nga një dietë e lartë e sheqerit mund të çojë në rritjen e kërkesës për prodhimin e insulinës dhe rezistencën e insulinës në qelizat e trupit. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë lodhjen në prodhimin e insulinës dhe trupi nuk do të jetë më në gjendje për të prodhuar insulinën e mjaftueshme, të nevojshme për të ulur poshtë nivelet e sheqerit në gjak.
Mbipesha
Hulumtuesit kanë gjetur, se për një periudhë 4-vjeçare, gratë që rritën konsumin e pijeve me sheqer, të tilla si pije të gazuara soda, ose lëng frutash, me një ose më shumë pije në ditë, kishin një shtim më të madh në peshë. Sheqeri i tepërt është i lidhur edhe me zhvillimin e sindromës metabolike, një grup i ndikimeve shëndetësore të lidhura me konsumin e insulinës që përfshin tensionin e lartë të gjakut, obezitet, rritje të triglicerideve, kolesterolit të lartë dhe diabetit.
Shëndeti i zemrës
Sheqeri mund të rrisë nivelet e triglicerideve në gjak. Trigliceridet janë një substancë yndyrore, që gjendet në enët e gjakut dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës. Sipas studiuesve, një dietë me 25 për qind të kalorive që vijnë nga sheqeri, ul nivelet e mbrojtës së kolesterolit HDL të zemrës.