Një stuhi shiu ka përfshirë Ferizajin. Erëra të fuqishme dhe shi kanë përfshirë komunën e Ferizajit. Ky mot ka përfshirë edhe tjera vende, ku dje në Podujevë ka rënë edhe breshër i madh. Edhe meterologët kanë parashikuar se ditëve në vijim ka mundësi për reshje lokale shiu, ndërsa fundjava me shtrëngata me shi. Edhe-pse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C.