Shikoni temperaturat para se të niseni në bregdetin shqiptar
Redaksia
Ferizaj24
9 Gusht 2018
1 min lexim
131 vizita
Temperatura të larta
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës me zhvillim vranësirash në relievet-kodrinore malore deri të dendura në orët e mesditës deri në ato të pasdites vonë.
Sipas shërbimit meteorologjik në Shqipëri do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Reshje me intensitet të ulët në disa pjesë të vendit ndërsa në relievet kodrinore-malore edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Vija bregdetare nuk do të preket nga reshjet e shiut. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek në bregdet. Deti i forcës 2-3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër.
Detajet
Publikuar
9 Gusht 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
131
Fjalë
118