Poezia fituese e Çmimit të parë në konkursin e organizuar nga Sektori i të Rinjve për nder të 28 Nëntorit GJËMA E QIELLIT – Shkumbin Haxha Kur toka qulloset nga lotët e qiellit Çuditem dhe filloj në vete të qesh Po pse s’qanë toka që bart njerëzit Lotët e saj pse s’i ngreh drejt reshë Harron njeriu që më shumë ka të vdekur se të gjallë Dhe qielli me të vdekur është ngopur Ndoshta atje jetojnë shumë të marrë Gjepura S’ka njeri që është i keq e të njëjtën kohë i vdekur