Motori i Boeing 747 është dëmtuar rëndë, pasi u godit për një platformë gjatë lëvizjes nëpër aeroportin e Amsterdamit të Holandës.
E tëra ndodhi pasi shoferi i makinës që po e tërhiqte aeroplanin për ta parkuar, nuk pati kujdes dhe e shkaktoi aksidentin, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të kompanisë ajrore, që e kanë në pronësi aeroplanin që kushton rreth 30 milionë euro, kanë thënë se motori është i vlefshëm dhe pësoi dëme të pariparueshme.
Nuk janë bërë të ditura detajet, por nuk ka raport se aksidenti ka shkaktuar anulim të fluturimeve. /Telegrafi/