Kamerierja skoceze që festoi fitoren e ekipit të Anglisë në Kampionatin Botëror, sipër një autoambulance, është shpallur fajtore për dëmtim kriminal.
Larissa Bell ndodhej për fundjavë në Londër, kur edhe u përfshi në një festim të shfrenuar në rrugë, kur ekipi anglez, e mundi 2:0 ekipin e Suedisë në kampionatin e futbollit që u zhvillua në Rusi, transmeton Telegrafi.
Adoleshentja 21-vjeçare që ishte nën efektin e alkoolit, ka hipur mbi një autoambulancë, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Fotografitë e shpërndara, kanë bërë që të identifikohet kjo punonjëse dhe e një restoranti dhe të paraqitet para drejtësisë bashkë me dy të tjerë.
Së bashku, ata do të gjykohen në fund të muajit, kur edhe pritet t’ju shpallet dënimi. Për rregullimin e autoambulancës, u grumbulluan në mënyrë vullnetare mbi 10,000 euro.
Mirëpo, një kompani që rregullon makina Skoda, e ka marrë përsipër rregullim, ndërsa të ardhurat u shfrytëzuan për çështje tjera me rrëndësi. /Telegrafi/