Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në Bankën Raiffeisen në Ferizaj.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar Muhamet Jahiri, major në Stacionin e Policisë në Ferizaj.
Ai ka thënë se filiali është tentuar të vidhet me mjete plasëse, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale po jo të lënduar.
“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës është tentuar të vidhen para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë”.
“Njësitet policore të dominimit dhe njësitet tjera të policisë akoma janë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, ata kanë ikur me veturë në drejtim të magjistrales Prishtinë-Ferizaj”.