Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në një lokal në Ferizaj ka ndodhur një shpërthim.
Pronari i lokalit ka raportuar në Polici se pasi ka hedhur një cigare në shportë, ka shpërthyer një bocë.
Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
“Ferizaj (NN) 04.07.2021 – 1300. Një mashkull Kosovar ka raportuar se në lokalin e tij, derisa kishte hedhur në shportë në cigare, kishte shpërthyer një bocë e ngjitësit speciale dy komponentësh. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.” Shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.