Shpërthim tragjik në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
5 Janar 2021
1 min lexim
146 vizita
Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, njofton Insajderi.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka persona të lënduar, por akoma nuk dihet numri i tyre.
Lajmin e ka konfirmuar Major Qazim Reka, por i njëjti nuk ka dhënë më shumë informacione.
Ai tha se për numrin e të lënduarve dhe detaje të tjera do të dalin me detaje më vonë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.
Detajet
Publikuar
5 Janar 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
146
Fjalë
92