Agjensia e lajmeve evropiane “Euronews” ka shkruar për shpërthimin që ndodhi dje në Ferizaj ku u lënduan më shumë se 40 persona.
Mediumi evropian shkruan se më shumë se 40 persona janë lënduar në dyshimin për shpërthim gazi në Kosovë.
Ndërkaq, 15 persona po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një prej lokaleve në qytetin e Ferizajt.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.