Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19.
Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.
Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.
Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Po ashtu edhe Greqi ka dhuruar doza të vaksinave. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.
Më 1 janar, Rama pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.
“Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes përfundimtare të këtij armiku të padukshëm”, ka thënë kryeministri shqiptar.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.