auto Flamuri Dubai16065852891 800x4451 1 560x416 - Shqiponja dy krenare shfaqet në Dubai

Në Burj Khalifa të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, natën e sotme më 28 Nëntor, është shfaqur flamuri Kuq e Zi.

Shqiponja dy krenare është shfaqur në kullën me lartësi prej 829.8 metra.

Një video të drejtpërdrejt e ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook.

“Urime Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në mbishkrimin e objektit shumëkatësh.

Kjo edhe është një ndër ndërtesat më të larta në botë.

Burj Khalifa ka 163 kate, shumica e të cilave janë të zëna nga ambientet e zyrave, hotelet dhe restorantet e disa kate janë të rezervuara për apartamente banimi.


www.foxshop-ks.com