auto PRC 1147312801577525653 560x416 - Shqiptari nga Ferizaji që u vra në Londër, dyshohej për krime në Suedi

Flamur Beqiri, që u qëllua për vdekje në prezencë të familjes së tij në qytetin e Londrës, dyshohej se kishte lidhje kriminale në Suedi.

Beqiri, kishte shtetësi suedeze dhe ishte vra në rrugën e Kishës Battersea në Wandsworth, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00.

Policia londineze dyshon se sulmi ndaj 36-vjeçarit kishte qenë i menduar më herët. Derisa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Sipas raportimeve, Flamur Beqiri është vëllai i modeles Misse Beqiri, e cila në Londër është e njohur.

Fqinjët natën kur është vrarë, Flamur Beiqiri kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një grua që bërtiste për ndihmë.

“Familja e Flamurit, gruaja e tij dhe fëmiju i ti shumë i ri, janë dëshmitarët e këtij sulmi të tmerrshëm dhe se bota e tyre po kthehet përmbys”, ka thënë majori i krimeve Jamie Stevenson.

Po ashtu ai ka shtuar se Beqiri ishte me prejardhje shqiptare dhe në Londër ishte duke jetuar për katër ose pesë vjet.

“Puna është duke vazhduar për ta gjetur motivin e kësaj ngjarje dhe derisa jemi duke bërë hetimet, ne jemi duke dyshuar se ky ishte një sulm i planifikuar”, ka thënë Major Stevenson.

“Ne mendojmë se Flamuri mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi, ku jemi në kontakt me homolgët tanë suedezë, për të kuptuar se për cfarë ka mundur të ndodh ky incident”, ka treguar Stevenson.

Sulmuesi dyshohet të ketë ikur në këmbë në drejtim të Urës “Battersea Road”.

Policia ka bërë apel tek qytetarët që kushdo të ketë informacione të paraqitet në polici./botasot


www.foxshop-ks.com