w 9 560x360 - Shtatzënës dhe vajzës së saj 5 vjeçe i keqësohet gjendja nga lëndimet pas shpërthimit në Ferizaj

Leonora Beka është njëra nga personat e shumtë që kanë qenë në lokalin ku ka ndodhur shpërthimi në Ferizaj, të martën në mesditë, ku shumë persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Ajo ka thënë se kishin dalë së bashku me familje, ku  katër nga ta kanë pësuar lëndime trupore.

“Vëllai është në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë, duhet të dërgohet në Turqi. Baba e ka gjendjen më stabile, por ka djegieje në fytyrë dhe duar. Edhe kunata  me vajzën e saj të cilat kanë qenë në Spitalin e Ferizajt janë duke i pruar në QKUK. Kunata është shtatzëne”, është shprehur ajo pë reo.

Beka i cila jeton në Zvicër, thotë se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ajo së bashku me motrën e saj ishin duke shkuar në banjo dhe kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.