si ta identifikoni alergjine ndaj penicilines 560x416 - Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës

Penicilina përdoret për shërimin e infeksioneve bakteriale, duke përfshirë inflamacionin e mushkërive, ethet e Scharlach-ut dhe infeksionet e veshit.

Me gjithë aplikimin e gjerë, shumica e njerëzve besojnë që janë alergjikë ndaj penicilinës, transmeton Telegrafi.

Simptomat e alergjisë ndaj penicilinës më së shpeshti shfaqen rreth një orë pas marrjes së ilaçit.

Ekspertët e Spitalit Universitar në Amerikë thonë që njerëzit shpesh efektet anësore i ngatërrojnë me reaksionin alergjik. Prandaj, nëse nuk jeni të sigurt se a jeni alergjikë ndaj penicilinës, këto janë simptomat të cilave duhet t’i kushtoni kujdes.

Te reaksionet e buta alergjike mund të shfaqen: sukrepi në lëkurë, kallo, të kruara, rrjedhje nga hunda, frymëmarrje e shkurtër, por mund edhe t’ju lotojnë sytë.

Në raste të rralla, personi i cili është alergjik ndaj penicilinës mund të përjetojë anafilaksë.

Fjala është për reaksionin e fortë alergjik deri te i cili arrihet shumë shpejt pas marrjes së ilaçit.

si ta identifikoni alergjine ndaj penicilines - Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës

“I gjithë trupi është i sulmuar, shpesh reaksioni shfaqet disa minuta pas ekspozimit të shkaktarit, d.m.th. alergjenit, mirëpo ndonjëherë shfaqet edhe pas disa orëve”, thonë ekspertët.

Simptomat e reaksionit të fortë alergjik mund të jenë ënjtje në fyt apo në gojë, ndryshim i shpejtësisë së rrahjes së zemrës, dhembje abdominale dhe humbje e vetëdijes.

Nëse personi përjeton anafilaksë, është e nevojshme ndihma e shpejtë mjekësore.

si ta identifikoni alergjine ndaj penicilines 1 - Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës

Edhe pse një ndër dhjetë pacientë beson që ka alergji ndaj penicilinës, mirëpo nga AAAAI thonë që shumica e pacientëve, më saktësisht më shumë se 90 për qind vërtet nuk janë alergjikë ndaj penicilinës.

Zgjidhja më e lehtë te personat të cilët janë alergjikë ndaj penicilinës është shmangia e këtij antibiotiku.

Kur dikush është alergjik, megjithatë merr ilaçin dhe ka reaksion, atëherë në shumicën e rasteve u përshkruhen antihistaminikët në mënyrë që të tërheqin simptomat e alergjisë.

Të nënvizojmë edhe një herë – nëse personi ka reaksion të fortë alergjik, i është e nevojshme ndihma e shpejtë mjekësore! /Telegrafi/

si ta identifikoni alergjine ndaj penicilines 2 - Si ta identifikoni alergjinë ndaj penicilinës


www.foxshop-ks.com