Dhembet1 560x400 - Si ti mirëmbajmë dhëmbët e shëndoshë? Pastërtia e zgavrës gojore, kushti kryesorë

Pastërtia e ulët e gojës dhe kujdesi i vogël për dhëmbët, është një nga shkaktarët kryesor i cili shpesh i dëmton dhëmbët, madje qysh në moshat më të hershme.

Stomatologët shfaqin shqetësimet e vazhdueshme lidhur me mungesën e shprehisë, dhe shtojnë se qytetarët vizitojnë dentistin vetëm në rast të ndonjë problemi apo dhimbje të shkaktuar, në vend që të ndodhë e kundërta që vizitat e rregullta mund ti shmangin fazat fillestare të komplikimeve stomatologjike.

Stomatologia Drita Vojnika, thotë se shprehia në çdo segment të jetës është më se e nevojshme, e të mos flasim për mirëmbajtjen e dhëmbëve, dhe e njëjta fitohet nëse e respektojmë qysh në fëmijëri.

Kontrolli i dhëmbëve duhet të jetë i rregullt, jo vetëm kur ato dëmtohen, thotë për TVM2 stomatologia, Drita Vojnika.

“Frekuentimi më i madh është kur pacinetët vijnë me dhimbje të dhëmbit. Kemi edhe pacientë që vijnë nga ordinancat e qytetit me udhëzime per te ne, d.m.th dhimbja, enjtja ato janë shqetësime që zakonisht vijnë pacientët detyrohen të vijnë në stomatolog, do të isha e gëzuar që të vijnë sa më shpesh e mos të jetë dhimbja një iniciator për të ardhur tek ne, por të vijnë çdo gjashtë muuaj jo vetëm me dhimbje, se shpesh vijnë vetëm për dhimbje e nuk vijnë më” – thotë stomatologia, Drita Vojnika.

Disa të rinj prapa objektivit të kamerës e pranuan se vizitojnë stomatologun vetëm në rast nevoje, ndërsa të tjerë na thanë se i rrspektojnë rekomandimet të cilat i marrin nga stomatologu amë.

“Unë e vizitoj stomatologun sepse nuk kam dëshirë që të kem problem me dhëmbët në të ardhmen, kam dëshirë që të kem dhëmbë të bukur”

“Unë çdo muaj e vizitoj dentistin sepse kam nevojë që t’mi kontrollojë protezat”.

Humbja e pjesshme ose totale e një dhëmbi është dëm i cili është i pakthyeshëm.

“Jo që kemi por janë edhe shumë të shpeshtë pacientët me sëmundje kronike, me sëmundje të ndryshme edhe ato i pranojmë. Ne kemi pacientë me udhëzime interklinike që na bijnë ose pacientë të stacionuar që i bijnë prej klinikave përreth neve prej qytetit. Është e rëndësishme të theksohet se shëndeti oral lidhet me shëndetin e përgjithshëm dhe është mirë që të bëhën kontrolla të shpeshta” – shprehet stomatologia Vojnika.

Vizita e parë te mjekët stomatologë këshillohet rreth moshës 5 vjeç. Vetëm në këtë moshë fëmija ka një strukturë gati të plotë dentare të dhëmbëve të qumështit. Stomatologët thonë se në moshë madhore vizitat duhet të jenë së paku një herë në 6 muaj sepse çdo sëmundjeje në zgavrën e gojës, mund të jetë shkatarë i një sërë komplikimeve shëndetësore në gjithë organizmin e njeriut.


www.foxshop-ks.com