Të dhënat janë të pakta për simptomat që duhen kërkuar, por mjekët në Afrikën e Jugut – ku u zbulua për herë të parë varianti – kanë dhënë të dhëna të rëndësishme.
Në një konferencë nga Departamenti i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, mjeku i përgjithshëm Unben Pillay renditi simptomat që raportonin pacientët me Omicron.
Një shenjë treguese mund të shfaqet gjatë natës, sipas doktorit. Pacientët po paraqiten me “djersitje natën”, tha ai. Djersitjet e natës janë kur djersitni aq shumë saqë rrobat e natës dhe shtrati janë të lagura, edhe pse vendi ku jeni duke fjetur është i freskët.
Doktor Pillay tha gjithashtu se ai po sheh pacientë që paraqiten me një kollë të thatë, ethe dhe shumë dhimbje trupi. Ai shtoi se njerëzit e vaksinuar priren të bëjnë “shumë më mirë”.

Megjithëse provat janë aktualisht të pakta, ka shenja inkurajuese që vaksinat aktuale do të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër variantit Omicron. Të dhënat e hershme sugjerojnë se vaksinat përforcuese kundër COVID-19 ofrojnë një shtresë shtesë mbrojtjeje kundër sëmundjes.