Republika e Kosovës pritet që këtë muaj të marrë përgjigjen përfundimtare nga Komisioni Evropian për rekomandimin rreth heqjes së vizave.
Zyrtarë të BE-së vazhdimisht kanë sugjeruar institucionet përgjegjëse kosovare që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Përfaqësuesit e Komisionit për Integrimeve Evropiane, në Kuvendin e Kosovës, shprehen optimist se vendi ynë ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Anëtari i këtij Komisionit, njëherësh deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka konfirmuar për “Indeksonline” se qershori është “treni i fundit” kur pritet të jepet mesazhi rreth përmbushjes së kërkesave nga evropianët.
“… të paktën ky disponim nuk është vetëm për shkak të dëshirës tonë, por është një disponim që ka qenë edhe brenda atyre që na kanë monitoru, pra KE-së. Ne presim prej rezultateve të fundit që janë arrit të marrim rekomandim pozitiv. Ky rekomandim është çelësi për me i hap rrugë një procesi tjetër që nuk është aspak i lehtë, brenda shteteve të BE-së. Këta të fundit duhet të kenë konsensus për çështjen e Kosovës. Por, mendojë se do të shkoj gjithçka mirë”, ka thënë ai.
Më tej, Zenuni theksoi se rekomandimi është shumë i nevojshëm pozitiv, por është një fazë tjetër që është e rëndësishme që do të n’varet arritja e një konsensus brenda vendeve të BE-së.
“Ne nuk presim që vendet që se kanë njohur Kosovën të bëjnë ndonjë ndryshimi, sepse është me shumicë votash, por shumica e vendeve të BE-së pritet të jenë pro nesh”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, para disa javësh një delegacion i BE-së ishte në Kosovë për të marrë të dhëna mbi atë se sa është punuar drejt përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave. /Indeksonline/