w 9 560x416 - Situatë mjeruese te Ferizaj, futbollistët bojkotojnë stërvitjet, shkak kriza financiare

Vazhdon situata mjeruese te klubi i mirënjohur kosovar, Ferizaj.

Problemet financiare dhe ato të brendshme te klubi ferizajas në fakt kishin filluar që në edicionin e kaluar, raporton “Zeri.info”.

Tani që skuadra bën gara në Ligën e Parë, Ferizaj ka bërë me dije se futbollistët nuk janë paraqitur fare në seancën e sotme stërvitore.

Kjo për shkak të bojkotit të futbollistëve shkaku i gjendjes së vështirë financiare.