Snapchat do të lansoj platformën e lojërave muajin e ardhshëm
Redaksia
Ferizaj24
16 Mars 2019
1 min lexim
150 vizita
Kompania amë e Snapchat, Snap Inc, planifikon të njoftojë platformën e saj të lojrave për zhvilluesit muajin tjetër, shërbimi i lajmeve online Cheddar raportoi të premten, duke cituar një person të afërt me këtë çështje.
Aksionet e kompanisë u rritën gati 3 për qind së fundmi.
Platforma, e koduar me emrin “Project Cognac”, do të shfaqë një numër lojërash nga zhvilluesit e jashtëm të dizajnuar për të punuar posaçërisht në aplikacionin Snapchat, përcjell Telegrafi.
Iniciativa e re e lojrave do të lansohet në samitin e parë të Snap për partnerët zhvillues, në Los Anxhelos më 4 prill.
Faqja e internetit të lajmeve teknologjike The Information fillimisht raportoi se Snap po punonte në një platformë të lojërave, në qershor 2018. Snap nuk pranoi të komentonte mbi raportin e Cheddar.
Detajet
Publikuar
16 Mars 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
150
Fjalë
142