20161202215647 4009511 560x370 - Speca të mbushur me fasule

Specat e mbushur janë ëndrra e çdokujt. Mund të mbushen me llojshmëri kombinimesh, madje edhe me fasule.

Nevojiten:

– 250 g fasule,
– një qepë,
– një thelb hudhre,
– 4 speca,
– majdanoz sipas dëshirës,
– kripë,
– piper,
– spec i kuq, i bluar

Përgatitja:

Zhyteni fasulen në ujë dhe lëreni disa orë të qëndrojë. Ndërrojani ujin dhe në ujin e ri fasulen zieni derisa të zbuten kokrrat.
Në vaj fërgoni qepën e grirë imët, shtoni specin e kuq, kripën, piperin dhe fasulen e kulluar.
Specat e larë dhe të pastruar mbushni me fasule. Rendisni në një tenxhere të thellë, qitni ujë dhe lërini ngadalë të vlojnë.
Kur të zihen, piqni në furrë.
Në fund qitni sipër yndyrën e nxehur me pak spec të bluar, me hudhër të grirë imët dhe me majdanoz.
Ju bëftë mirë.


www.foxshop-ks.com