IMG 1181 852x4601 560x416 - Spitali i Ferizajt bëhet me laborator të ri

Në spitalin e Ferizajt ka arritur laboratori i ri dhe janë rinovuar hapësirat për emergjencën pediatrike dhe repartin e Pediatrisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, ka vizituar këto hapësira të rinovuara duke thënë se investimet e tilla kanë qenë të nevojshme për Spitalin e Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Sejdiu njoftoi se shumica e punëve janë kryer me donacione, por një pjesë edhe nga buxheti i Spitalit.

Ai po ashtu ka shprehur përkrahjen e SHSKUK-së për Spitalin e Ferizajt përfshirë ndërtimin e objektit të ri, pajisjen me aparaturë të re dhe punëtorë të rinj.

IMG 1167 1024x6831 - Spitali i Ferizajt bëhet me laborator të ri

IMG 1181 1024x6831 - Spitali i Ferizajt bëhet me laborator të ri


www.foxshop-ks.com