Spitali i Ferizajt me një tjetër risi, kryhet për herë të parë proteza e gjurit
Redaksia
Ferizaj24
18 Mars 2019
1 min lexim
169 vizita
Spitali i Ferizajt po vazhdon me zgjerimin e kapaciteteve operative.
Në këtë spital, këtë javë për herë të parë është realizuar vendosja e protezës së gjurit nga ekipa operatore ortopedike.
Drejtori i këtij spitali, Dr Jeton Zeqiri, ka njoftuar se kjo është hera e parë që një protezë gjuri është vendosur në spitalin regjional të Ferizajt.
Këtë protezë e vendosën dyshja e specialistëve: Dr Visar Nushi dhe Dr Enver Ismaili, me ndihmën e anesteziologt Dr Njazi Vishi.
Ndryshe, vetëm kohë më parë, në këtë spital është realizuar edhe gastroskopia e parë me ndihmën dhe vullnetin e mirë të mjekut specilist Dr Vllaznim Fazliu.
Detajet
Publikuar
18 Mars 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
169
Fjalë
115