auto Spital15.15423534701 560x416 - Spitali i Ferizajt në pritje të objektit të ri, investon në të vjetrin

Një investim prej afro 100 mijë eurosh ka bërë që të përmirësohen kushtet teknike të Spitalit të Ferizajt. Megjithëse në objekt të vjetër, Emergjenca për herë të parë tashmë posedon oksigjenimin qendror, pastaj janë vendosur monitorë të rinj dhe shtretër. Ndryshime janë bërë edhe në strukturën drejtuese të reparteve.

Drejtori Jeton Zeqiri ka bërë të ditur se janë evidentuar shkelje të orarit të punës.

“Rreth 80 për qind e stafit para 3 muajsh nuk e kanë ditur se cila është detyra e tyre e punës, ndërkaq tashti të gjithë i kanë përgjegjësitë e punës për të cilën e kanë të nënshkruar me kontratë. Më nuk ka lëvizje të stafit brenda orarit të punës, ndërkaq së shpejti secili punonjës do ta ketë një kartelë për hyrje-dalje nëpërmjet sistemit digjital. Gjithashtu, mjekët e kujdestarisë do ta respektojnë orarin e punës sipas kontratës së nënshkruar, prandaj në këtë mënyrë po rriten edhe shërbimet ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Zeqiri.

Ai ka thënë se Spitali përballet me mungesë të autoambulancës, hapësirës së vogël për 260 punëtorë. Por Zeqiri ka thënë se në këtë gjendje janë të detyruar t`i ofrojnë shërbim qytetarëve edhe së paku dy vjet, kur parashihet të finalizohet objekti i ri i spitalit. Ai do t`i ketë 22 mijë metra katrorë. Sipas Zeqirit, shumica e mjekëve nga Ferizaj të cilët punojnë në QKUK kanë shprehur dëshirën të kthehen në Ferizaj.


www.foxshop-ks.com