“Ju njoftojmë se, duke filluar nga data 05.06.2025, stacioni i autobusëve në Ferizaj do të zhvendoset nga lokacioni aktual në lokacionin e ri në: Rruga,Driton Islami-Ferizaj. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga data 05.06.2025 dhe është bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve për udhëtarët dhe zhvillimit më të mirë të infrastrukturës së transportit publik në qytetin tonë. Ju lutemi që udhëtarët të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me këtë ndryshim”, ka thënë ajo.
Stacioni i autobusëve në Ferizaj, zhvendoset në lokacionin e ri
Redaksia
Ferizaj24
11 Qershor 2025
1 min lexim
259 vizita
Menaxhmenti i stacionit të autobusëve në Ferizaj ka njoftuar se që nga mëngjesi i së enjtes kanë nisur të zhvendosen në lokacionin e ri, aty ku komuna ka ndërtuar objektin në rrugën “Driton Islami”.
Albulenë Çalaj, drejtoreshë e stacionit të autobusëve në Ferizaj, përmes njoftimit ka thënë se kjo zhvendosje po bëhet për të ofruar kushte më të mira për udhëtarët dhe për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve tona.
Detajet
Publikuar
11 Qershor 2025
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
259
Fjalë
176