Ngjarja e romanit dhe filmit, “The Color Purple”, së shpejti pritet të marrë një formë të re artistike. Kësaj radhe pritet t’i prezantohet publikut në formë të një mjuzikli.
Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey i kanë bashkuar forcat në zhvillimin e mjuziklit, prodhimin e të cilit do ta realizojë Warner Bros – bën të ditur Variety.
Quincy Jones dhe Scott Sanders, po ashtu, janë përfshirë në këtë projekt, ndërsa ngjarja e filmit bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores Alice Walker që e ka fituar çmimin Pulitzer.
[embedded content]
Spielberg ka qenë regjisor dhe producent i filmit nga viti 1985 që asokohe ishte nominuar në 11 kategori për Oscar.
Për xhirimin e atij filmi ishin shpenzuar 15 milionë dollarë, ndërsa përfitimet kanë qenë mbi 140 milionë dollarë.
Ngjarja e filmit flet për protagonisten Celie, një femër e re në fillim të shekullit XX, të cilën e keqtrajtojnë babai dhe burri.
[embedded content]
Danny Glover, Whoopi Goldberg dhe Oprah Winfrey kanë qenë protagonistët kryesorë të filmit. /Telegrafi/