Shiu i madh dhe breshëri ka goditur sot sërish vendin tonë. Breshëri i madh e ka kalpuar edhe qytetin e Ferizajt, ku rrugët janë bërë pothujas të pakalueshme nga rreshjet e mëdha shkruan GazetaBlic. Ndërsa mirë nuk kanë shpëtuar as lokalet skaj rrugëve të cilat janë mbuluar nga uji i grumbulluar nga rreshjet e shiut. Rreshje të mëdha ka pasur edhe në kryeqytet dhe pothuajse në të gjitha qytete e Kosovës. Sipas parashikimeve moti jo stabil do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.