hjdfdf 640x3581 560x358 - Svarça 1 milion euro konteste gjyqësore, Auditori ia zbulon parregulluesit e vitit të fundit qeverisës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në shesh disa nga shkeljet ligjore dhe keqmenaxhimin e parës publike që është bërë gjatë vitit të fundit qeverisës kryetari i Ferizajt, Muahrrem Svarça.

Për shkak të moszbatimit me konsistencë të rregulloreve, fusha e prokurimit gjatë qeverisjes së Muharrem Svarçws në vitin 2017 me Komunën e Ferizajt në vitin 2017 ishte fusha më shqetësuese, duke rezultuar në vlerë të dobët të arritur për para si dhe në vonesat në përfundim të projekteve. Në kontekst të sistemeve financiare, kontrollet mbi të hyrat në përgjithësi gjatë vitit 2017 nuk janë zbatuar në mënyrë efektive, veçanërisht te të hyrave nga leje ndërtimi. Kështu ka vlerësuar Zyra Kombëtarë e Auditimit në një raport të publikuar për Komunën e Ferizajt. Ky raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Financiare Vjetore të Komunës se Ferizajt për vitin 2017, shkruan lajmi.net.

Çështjet kyçe të auditimit është se Komuna e Ferizajt ishte ballafaquar me shumë konteste gjyqësore gjatë vitit 2017 për të cilat kishte paguar shuma të konsiderueshme të mjeteve. Vetëm nga nëntë mostrat e testuara  nga Auditori, vlera e pagesave ishte 963,146 euro (927,211 euro ishte vlera e faturave dhe 35,935 euro vlera e taksave përfshirë përmbaruesit privat).

Sipas Auditorit, vonesat në pagesat e obligimeve brenda afatit ligjor, i kanë sjellë komunës shpenzime shtesë lidhur me pagesën e taksave të ndryshme si dhe për përmbaruesit privat.

Auditori e ka vlerësuar qeverisjen e Ferizajt me Opinion të kualifikuar me theksim të çështjes. Me ‘theksim të çështjes’ ngase pagesat për investime kapitale të bëra përmes vendimeve të gjykatave apo përmbarueseve në vlerë 690,292 euro, nuk ishin regjistruar në regjistrin e pasurive. Në ketë regjistër nuk ishin përfshirë edhe banesat në pronësi të komunës, të cilat ishin dhënë me qira. Me tutje, llogaritë e farkëtueshme për lejet e ndërtimit në vlerë 446,279 euro, sipas Auditorit nuk ishin shpalosur saktë në pasqyrat financiare.

Mos kryerja e obligimeve (qirasë) nga shfrytëzuesit e pronës komunale

Raporti thekson që, Komuna ka dhënë me qira prona komunale për shfrytëzim të përkohshëm (me qira), mirëpo, nuk kishte arritë të inkasojë të hyrat në përputhje me kontraktimin për to. Obligimet konktraktuale për vetëm tetë qiramarrës, të cilët ishin mostër e Auditimit ishin 123,016 euro, derisa pagesat e realizuara për ta ishin 27,718 euro ose vetëm 23%. “Komuna kishte marrë vendim për shkëputje te kontratës vetëm për njërin qiramarrës, derisa për shtatë të tjerë nuk ka ndërmarrë asnjë masë”.

Mos kryerja e obligimeve (taksës) nga bizneset

Në vetëm pesë raste të testuara, ZKA ka identifikuar se faturimi i taksave të biznesit ishte 170,450 euro, ndërsa pagesa për to ishte vetëm 40,000 euro, apo rreth 23% të shumës totale. “Te arkëtueshmet e mbetura për vetëm këto pesë biznese ishte 130,450 euro. Me tutje identifikuam se në vitin 2017, komuna nuk kishte trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha bizneset, përkatësisht njërit nga bizneset nuk i kishte lëshuar vërejte për mos pagesë të borxhit”, thotë Raporti.

Lidhur më këtë, Auditori ka shfaqur rrezikun që mos efikasiteti në mbledhjen e të hyrave nga taksa për ushtrimin e veprimtarisë dhe dobësitë në menaxhimin e tyre, duke mos ndërmarr masat ligjore, rrezikon që komuna të mos ketë bazë të mjaftueshme ligjore për të pretenduar ndaj të drejtës për inkasim te hyrave te parapara.

Punësimi i 40 mësimdhënësve pa konkurs (shpallje publike)

Sipas Ligjit të Punës, Neni 8, Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi. Auditori ka gjetur se Komuna kishte punësuar 40 mësimdhënës në arsim pa procedura të rekrutimit (pa shpallje publike), duke anashkaluar plotësisht kërkesat ligjore. Punësimi i tyre ishte bërë me vendim të Kryetarit i cili ishte bazuar në rekomandimin e Drejtorit i Arsimit.

Mungesa e raportit për shërbimet e kryera dhe mos ndalja e tatimit

Gjatë testimit te tri kontratave për shërbime te veçanta, në vlerë totale 2,071eurove, është gjetur se komuna nuk kishte të bashkangjitur raport (dëshmi) për punët e kryera, të arsyetuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë. Për më tepër pagesat janë bërë të plota duke mos aplikuar ndaljen e tatimit në burim.

Në mungesë të monitorimit të mjaftueshëm dhe raporteve për punët apo aktivitet e kryera, sipas Auditorit ekziston rreziku që shërbimet mos të përfundohen në përputhje me kushtet e kontraktuara. Derisa në mungesë të ndaljes së tatimit ekziston rreziku për ndëshkime nga organet kompetente (Administrata Tatimore e Kosovës).

Tejkalim i vlerës së kontratës në raport me kornizën buxhetore për projekte

Nga testimi i procedurave të prokurimit të tenderit për ndërtimin e shkollës se mesme në Ferizaj, kontratë tri vjeçare, nr. 175 e dt.20.11.2017 në vlerë 1,803,727 eurove, është gjetur se nuk ishte respektuar korniza buxhetore për projekte kapitale. “Sipas kornizës buxhetore për projekte kapitale vlera e përcaktuar për ketë projekt për tri vite ishte 570,000 euro, me diferencë 1,233,726 euro”.

Pagesë jashtë llogarisë së operatorit kontraktues

Në tri pagesa Auditori ka vërejtur se komuna nuk kishte realizuar pagesat në llogaritë e Operatoreve Ekonomik më të cilët kishte kontratë, si: Projektin “Asfaltimi i rrugës në Rakaj” në vlerë 76,367 euro, apo projektin “Asfaltimi i rrugës Milan Shuflaj” në vlerë 30,000 euro; dhe Projektin “Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta në vlerë 84,855 euro. “Kjo ishte bërë në bazë të një marrëveshje në mes OE që kishin kontratë më Komunën dhe OE-ve tjerë që nuk kishin kontratë me komunën”.

Andaj, Auditori ka shfaqur rrezikun që pagesa e faturës nga ana e komunës OE-ve për te cilët nuk ka kontratë mund të ketë rrezik që punë kryerësi te ju shmanget obligimeve tatimore.

Mungesa e dokumentacionit të obligimeve të pa paguara

Komuna nuk kishte arritur të menaxhoj dhe dokumentojë plotësisht të gjitha obligimet e papaguara. Nga 58 mostrat e testuara nga raporti i obligimeve të papaguara, në pesë prej tyre komuna nuk ka mundur të na sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për auditim. Vlera totale e tyre ishte 125,000 euro. “Mos ofrimi i dokumenteve për auditim paraqet kufizim në fushëveprim”.

Madje, Auditori konsideron që mungesa e dëshmive lidhur me obligimet e papaguara paraqet rrezik për paqartësi lidhur me obligimet e prezantuara, rrezik për konteste gjyqësor si dhe humbje financiare për komunën. /Lajmi.net/


www.foxshop-ks.com