syzet e mencura me alexa pritet te lansohen kete vit 560x416 - Syzet e mençura me Alexa pritet të lansohen këtë vit
syzet e mencura me alexa pritet te lansohen kete vit - Syzet e mençura me Alexa pritet të lansohen këtë vit

Ideja dhe koncepti prapa syzeve të zgjuara ka shumë kuptim. Në vend që të shikosh telefonin tuaj për njoftime ose për të bërë një foto, një palë syze të zgjuara mund të bëjnë këtë. Gjithashtu mund të shfaqin informacione si harta për t’ju treguar se ku duhet të shkoni, por sidoqoftë, koncepti i syzeve të zgjuara duhet të zhvillohet, pavarësisht nga përpjekjet e Google.

[embedded content]

Megjithatë, sipas një raporti nga CNBC (shih videon më lart), duket se deri në fund të këtij viti mund të presim të shohim një palë syze të reja të lansuara nga një kompani e quajtur North, e mbështetur nga Amazon. Këto syze do të shfaqin integrimin me asistentin e zgjuar Alexa.

Ndryshe nga Google Glass, që e bën shumë të qartë që ju keni një palë syze të zgjuara në fytyrë, Focals do të duken si një palë syze të rregullta dhe gjithashtu do të mbështesin xham me dioptri. Pajisja do të shfaqë një projektor të vogël që do të transmetojë informacione për përdoruesin, siç është koha, data, moti, mesazhet dhe kështu me radhë.

Për të adresuar çështjen e privatësisë, North ka vendosur të mos përfshijë një aparat fotografik dhe mikrofoni i integruar do të aktivizohet vetëm kur të jetë e nevojshme. Kështu, dizajni i Focals nuk është aq i thjeshtë sa kishim shpresuar.

Do të ketë një kontrollues unazor që do t’ju duhet të bashkëveproni me syzet, kështu që varësisht sa rahatshëm ndjeheni për vendosjen e unazave, kjo mund ose nuk mund të jetë një gjë e mirë.

Ekziston edhe kostoja e lartë, pasi që Focals do të kenë çmim duke filluar nga 1.000 dollarë, kur të dalin në shitje më vonë këtë vit. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com