Tabela: Ferizaj i shpëton matematikisht barazhit
Redaksia
Ferizaj24
16 Maj 2019
1 min lexim
131 vizita
Ferizaj ka mposhtur KEK-un në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës për të siguruar mbijetesën.
Ferizajasit fituan 2 me 5, falë golave të Dardan Çerkinit, Ermal Krasniqit, Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj e Ylber Lumës, për t’i ikur edhe matematikisht zonës së barazhit, me një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.
Ferizaj tani del në pozitën e pestë me 43 pikë në tabelë, katër më shumë se Trepça ’89 që zë pozitën e nëntë, që çon në barazh.
Në xhiron e 32-të, në ndeshjen tjetër Gjilani ka mposhtur Lirinë 4 me 0 për të shtuar shanset për mbijetesë.
Gjilani është i 10-i me 38 pikë, një më pak se Trepça ’89.
Xhiroja e fundit do të jetë vendimtare për të përcaktuar ekipet që mbesin në barazh dhe ato që shpëtojnë.
Kjo është tabela aktuale dhe këto janë ndeshjet që do të zhvillohen në xhiron e 33-të apo të fundit.
Detajet
Publikuar
16 Maj 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
131
Fjalë
165