tara reid ben nje dedikim emocional pas vdekjes se nenes 560x416 - Tara Reid bën një dedikim emocional pas vdekjes së nënës
tara reid ben nje dedikim emocional pas vdekjes se nenes - Tara Reid bën një dedikim emocional pas vdekjes së nënës

Tara Reid ka bërë një dedikim emocional për nënën e saj, Donna, pas publikimit të lajmit për vdekjen e saj.

Aktorja e ka publikuar një fotografi të nënës dhe babait të saj nga dita e martesës, të cilën e ka shoqëruar edhe me një përshkrim të ndjeshëm.

Duke qenë se babai i Taras ndërroi jetë para dy vitesh, humbja e nënës tash është akoma më e dhimbshme për të.

“Sot ka qenë një prej ditëve më të pikëlluara në jetën time. Nëna ime, Donna Reid, ka ndërruar jetë”.

Lexo po ashtu:

“Zemra më dhemb – kujt do t’i telefonoj secilën ditë, çfarë të bëj? Para dy vitesh e humba babanë dhe asnjëherë nuk kisha ndier një dhimbje të tillë”.

“Tash e humba nënën. Por, një gjë e di, ata janë sërish bashkë. Mami dhe babi, ju dua! Prehuni në paqe, vogëlushja juan Tara”, ka shkruar Reid.

Fansat kanë reaguar në postimin e saj duke i shprehur ngushëllime aktores për humbjen e nënës. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com