
Tri adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.
Vajzat ishin në një ekskursion shkollor në kampin e Aushvic në Poloni, kur në hyrje bënë foton selfie dhe e postuan në Instagram.
Vajza e cila kishte postuar foton pasi e kuptoi efektin që shkaktonte fotoja e hoqi nga Instagram, përcjell gsh. Megjithatë autoritetet polake arritën t’i identifikojnë vajzat adoleshente të cilat rrezikojnë edhe burg.
“Një sjellje e tillë është tronditëse dhe e tmerrshme. Edukimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut Auschwitz.