Në një kohë kur kafiterit e qytetit janë të mbushura me të rinjë, një grup i të rinjëve Ferizajas kanë vendosur që kohën e tyre ta shpenzojnë ndryshe.
Kompania KapakuWeb është themeluar në Mars të 2018 nga një grup të rinjëve ferizajas në një zyrë me 22 metra katrorë, po ku nga ajo zyrë punonin 4 puntorë. Nga aty ata zhvilluan shumë projekte në Amerikë, Kanada, Europe po edhe në Kosovë për Kompani shumë serioze.
Tani po kjo kompani numëron 12 punëtorë të lëmive të ndryshme, Web Developers, Dizajner Grafik, Video Montazher, dhe ekspert në fushën e marketingut digjital.

KapakuWeb së fundmi ka lansuar projektin e tyre më të ri në treg “Barkodi.com

Kjo platformë është krijuar në bazë të kërkesave te tregut për qasje sa më të thjeshtë, shpejtë dhe efektive sa i përket shitjes dhe blerjes së produkteve rreth qyteteve të Kosovës, dhe më gjerë.

Barkodi ka për qëllim njohjen e nevojave të klienteve si dhe përmbushjen e tyre duke qenë një rrugë lidhëse përmes shitësit dhe klientit.

Barkodi.com mund të krijoni apo publikoni shpallje për:

• Automjete
• Elektronikë
• Patundshmëri
• Pajisje për Sport dhe Rekreacion
• Kafshë Shtëpiake (Flora dhe Fauna)
• Pajisje Shtepiake
• Vegla Pune dhe Pajisje
• Artizanate

Përpos shërbimeve të shitjes dhe blerjes online, ne barkodi.com mund të publikoni edhe shërbime si:

• Kurse të ndryshme për të gjitha moshat ( Gjuhë, Shkenca, IT, Sport, Art, etj)
• Kërkim apo Ofrim Pune
• Shërbime publike apo civile
• Ngjarje kulturore dhe Evente të ndryshme.

 

Në Ferizaj ka të rinjë shumë të talentuar e sidomos në fushën e mediave digjitale, por që nuk mund të gjejnë punë. Kjo iniciativë nga kompania KapakuWeb është për t’u përshëndetur për faktin se po krijojnë mundësi të reja në qytetin tonë. Ne si stafi Ferizaj24, iu urojmë sukses të mëtutjeshëm gjatë punës së tyre që e bëjnë për të mirën e qytetit tonë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.