11 12 768x432 1 560x416 - Teatri i Ferizajt, bëhet me trupë rezidente aktorësh

Teatri i Ferizajt “Adriana” për herë të parë është bërë me trupë rezidente aktorësh.

22 8 768x432 1 - Teatri i Ferizajt, bëhet me trupë rezidente aktorësh

Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Agim Aliu në një postim në Facebook.

33 10 768x432 1 - Teatri i Ferizajt, bëhet me trupë rezidente aktorësh

Aliu po ashtu ka bërë të ditur se e kanë mbështetur me qindra mijëra euro fonde publike.

Aliu deklaroi se me këtë nuk mbyllet përpjekja e tyre për të lartësuar artin dhe kulturën e Ferizajt.

44 7 768x432 1 - Teatri i Ferizajt, bëhet me trupë rezidente aktorësh

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Ferizaj dinjitetshëm mban epitetin e qendrës së artit e kulturës nga djersa, kreativiteti e talenti i shumë gjeneratave e përpjekja e të sotshmëve për ta lartësuar atë.

Sot, prita në takim, aktorët dhe stafin tjetër menaxherial e teknik të sapozgjedhur në Teatrin “Adriana”. Moment historik për teatrin tonë, për herë të parë me trupën rezidente të rregullt e pa mëdyshje si asnjëherë më parë të mbështetur nga ana jonë me qindra mijëra euro fonde publike, për t’i dhënë Ferizajt e ferizajasve, krijimet më të mira artistike e pasionin e kultivuar të publikut për dekada ndaj teatrit.

Këtu nuk mbyllet përpjekja jonë ta lartësojmë artin e kulturën në Ferizaj. Është Pallati i Kulturës, renovimi i Teatrit “Adriana” si objekt i vlefshëm i trashëgimisë kulturore, Festivali i Teatrove që do të ruhet si trashëgimi shpirtërore e kulturore, financimi i vazhdueshëm i projekteve e zgjidhje me infrastrukturën ligjore në kulturën lokale që kompletojnë kushtet e mundësitë për jetë më të begatë teatrore.

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.