TechDay 2010 – Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
2 Korrik 2010
2 min lexim
128 vizita
Fillimisht kjo nismë ka qenë iniciativë e përfaqësuesit të kompanisë Aleanet, Bajram Hoxha, ku fillimisht është kërkuar për shfrytëzim Teatri “Adriana Abdullahu” nga KK Ferizaj, përkatësisht nga Drejtoria për Rini,Kulturë dhe Sport, ku ksaj kërkese i është kthyer përgjigje pozitive dhe kështu në bashkëpunim më kompanitë tjera pjesëmarrëse është caktuar data 1 Gusht, datë për mbajtjen e kësaj konference.
Në këtë konferencë kompanitë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen jane: Aleanet, Rrota, Ogilvy, Flossk, Dataprognet, Gashi Comp, ku në agjendën e prezantimeve përfshihet edhe diskutimi për disa nga projektet zyrtare, ku këto firma pjesëmarrëse kanë qenë të involvuara.
Pos pjesëmarrësve nga vende të ndryshme nga Kosova, takimin do ta mbështesin edhe disa zyrtarë nga KK Ferizaj, duke mos lëne anash as mediat lokale që do të jenë të pranishme.
Ndërsa stafi organizues është duke punuar në këtë drejtim, që ky prezentim të jetë vërtetë një prezentim me vlerë për të gjithë pjesëmarrësit.
TechDay 2010 do të mbahet me 1 gusht të këtij viti në Ferizaj, me fillim nga ora 16.00 në Teatrin “Adriana Abdullahu”
Detajet
Publikuar
2 Korrik 2010
Kohëzgjatja
2 min
Vizita
128
Fjalë
206